21:12 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Hakerat iranian që po e frikësojnë Evropën

Irani me shumë gjasa do të zgjerojë aktivitetet e tij të spiunazhit kibernetikë ndërsa marrëdhëniet me perëndimin përkeqësohen tha Agjencia Evropiane për Sigurinë Dixhitale.

Hakerët e Iranit janë pas disa sulmeve kibernetikë dhe dezinformimi online në vitet e fundit është shtuar. Vendi po përpiqet të shtrijë influencën e tij në Lindjen e Mesme.

Këtë muaj Bashkimi Evropian vendoi sanksionet e para ndaj Iranit që prej 2015-ës kur fuqitë globale vendosën një marrëveshje me Teheranin.

Zyrtarët Iranianë mohuan raportin e agjencisë duke thënë se është pjesë e një sulmi psikologjik që po bëhet kundër Iranit nga SHBA. Në raport thuhet se Kina, Rusia dhe Irani janë tre prej vendeve me aktivitetin më të lartë të spiunazhit kibernetik.