18:42 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Hakerët Turq sulmojnë uebsajtet e qeverisë Greke

Disa uebsajte qeveritare në Greqi ranë pre e disa sulmeve kibernetike mbrëmjen e së Premtes ku disa prej tyre u detyruan të mbyllen për arsye sigurie ndërsa aksesi në to u bë i pamundur.

Në mesin e faqeve të sulmuara ishin ajo e Parlamentit Grek, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bursës së Athinës, Shërbimi të Inteligjencës dhe Ministrisë së Financave.

Një grup hakerash Turq quajtur “Anka Neferler Tim” mori përgjegjësinë e sulmit përmes një postimi në Facebook. Ata thanë se sulmi ishte përgjigje e kërcënimeve të fundit të Athinës ndaj Turqisë.

Në uebsajtin e tyre thuhej se hakerët do të shënjestrojnë çdo uebsajt i cili mban qëndrim negativ ndaj Turqisë. I njëjti grupi realizoi sulmin ndaj llogarisë në Instagram të Ministrit të Sporteve Giorgos Vasiliadis në Qershor të 2019.

Ata postuan dy foto në llogarinë e tij, një është e katedrales së periudhës Bizantine shndërruar në xhami, “Aja Sofia” dhe një tjetër të logos së tyre.