17:40 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Hakerët vjedhin monedha (NEM) në vlerë mbi 500 milionë dollarë

Shkëmbimi i valutave digjitale japoneze Coincheck ka bërë të ditur se rreth 523 milionë dollarë nga monedhat NEM të këmbimit u dërguan në një llogari tjetër.

Monedhat e vjedhura ishin në vlerë prej rreth 58 miliardë jen në kohën e zbulimit, ose rreth 534.8 milionë dollarë, sipas shkëmbimit, transmeton Bloomberg, sipas të cilit rasti ka ndodhur të premten e kaluar.

Menaxhmenti i Coincheck thotë se mban monedhat NEM në një portofol “të nxehtë”, duke iu referuar një metode të magazinimit që lidhet me internetin.

Temat: