Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gatshëm për finalen ndaj Arsenalit
PSG mori lajme spektakolare para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Dy yjet e skuadrës, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi janë rikthyer sot në stërvitje për “Parizienët”, të cilët ishin lënduar.
Rikthimi i tyre padyshim i jep një shtysë të madhe kampionëve në fuqi, ku synojnë të mbrojnë titullin në Budapest.
Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit, do të zhvillohet të shtunën në “Puskas Arena”./IndeksOnline/

