Hakimi i lumtur me vendimin e CAF për Kupën e Afrikës
Heqja e titullit të Kupës së Afrikës për Senegalin është tema më kontraverse e këtij viti.
Kjo për shkak të vendimit të CAF, i cili ja dha Marokut titullin me rezultat 0-3 në tavolinë.
Lojtarët e Senegalit po pozojnë me titullin, ndonëse ju është hequr duke refuzuar t’ja kthejnë CAF.
Por një nga lojtarët e Marokut, Achraf Hakimi është shprehur i lumtur me vendimin e CAF duke e cilësuar si një ëndërr.
Edhe nëse do të duhej ta fitonim AFCON në këtë mënyrë, ne e marrim atë. Jemi shumë të lumtur. E kam pritur këtë moment për kaq kohë”, deklaroi Hakimi./IndeksOnline/

