75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Halep tërhiqet përfundimisht nga garat e WTA-s

Tenistja numër një në botë, Simona Halep është dorëhequr nga garat e WTA-s që mbahen javën e ardhshme.

E gjithë kjo për shkak të një lënidmi në shpinë.

Tenistja rumune e ka pësuar këtë lëndim gjatë seancës stërvitore para Wuhan Open, që u mbajtë muajin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

”Nuk jam e gatshme që të garoj në këtë nivel pasi jam ende e lënduar”, tha 27-vjeçarja.

”Nuk kam stërvitur fare në katër javët e fundit”.

Tenistja numër 10 në botë, Kiki Bertens do ta zë vendin e Halep në këtë garë./IndeksOnline/