15:28 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Halep në dyshim për pjesëmarrjen në garat e WTA-s

Tenistja numër një në botë, Simona Halep i ka mbijetuar një rrëshqitje që e vë në dyshim pjesëmarrjen e saj në garat e WTA-s.

Kampionia e French Open thotë se ajo nuk e di se sa do të mungojë, por se shpreson se do të rikthehet së shpejti.

Tenistja rumune është larguar nga rrethi i parë të dielën nga China Open në ndeshjen ndaj Ons Jabeur pas një lëndimi në shpinë.

”Unë do të diskutoj me mjekët në ditët e ardhshme dhe do t’ju mbaj juve të informuar”, shkroi ajo në Twitter.

Lëndimi mund ta detyrojë Halep që të mungojë në WTA në Singapor, që fillon nga 21 tetori dhe mbaron pas një jave./IndeksOnline/