14:53 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Halil Krasniqi tregon situatën e fundit me Covid-19, tregon gjendjen aktuale në Gjermani

Prof. dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë, në Gjermani

  1. Na përshkruani situatën me COVID-19 në Gjermani. Sa është i pranishëm varianti i ri i COVIDIT-19 dhe sa kanë ndryshuar simptomet e sëmundjes?

Pas shumë diskutimeve në Parlamentin gjerman, është aprovuar sërish një vazhdim i Lokdownit tanimë më ashpersues deri më 14 shkurt. Sipas mendimit tim në pozitën mjekësore, politike dhe si koordinator në Institutin e Shëndetësisë dhe vlerësimit të situatës së pandemisë, kjo situatë do të zgjasë së paku deri në fund të prillit, duke e vazhduar lokdownin çdo 2 javë. I ashtuquajturi megalokdown nga e merkura e kaluar, në Gjermani përfshin:

Mbylljen e shkollave dhe çerdheve

Mbylljen e lokaleve dhe bizneseve, konsumatorët mund të porosisin artikuj online, të cilët mund të pranohen në derën e lokalit apo të transferohen në shtëpi me postën e zakonshme.

Kufizime qarkullimi jashtë shtëpisë, takimi i kufizuar me të tjerët

Homeoffice në të gjitha firmat dhe vendpunimet, por vetëm aty ku është e mundur, por jo obliguase

Momentalisht është situata e tillë që me çdo kusht po insistohet parandalimi i mutacioneve te reja, te cilat kanë arritur në Gjermani ku kemi aktuel 32 raste te infeksioneve me mutacionin e ri ne 16 republika të Gjermanisë

Deri  tani kemi 13.000 koronamutacione, kurse 400 mutacione të  Sars-CoV-2-shfaqen serish në popullatë. Aktualisht kemi mutacionin e Britanisë së Madhe B.1.1.7 dhe atë të Afrikës Jugore 501.V2, të cilët janë shume agresivë dhe kanë aftësinë e infeksionit rreth 70%. Nga shqetësimi i madh që muatacioni të shkaktojë dëme të medha shëndetësore, disa republika futën si obligim vetëm përdorimin e maskava mbrojtëse FFP2. Këto maska janë më efikase për mbrojtje nga infeksioni. Problemin kryesor tanimë e kemi në shtëpitë e pleqve, ku infeksioni është dukshëm më i rritur se në institucionet e tjera. Rreth 60% të të vdekurve nga dhe me koronë, janë banorë të shtëpisë së pleqve.

Simptomat aktualle të COVID-19 janë:

Simptoma të ngjashme me gripin (me ethe, të dridhura, lodhje dhe kollë)

Simptomat e hundës së lëngshme (me hundë të lëngshme, teshtimë, tharje fyti dhe hundë të zëna)

Dhimbje të kyçeve dhe muskujve

Inflamacion i syve dhe mukozave

Probleme të mushkërive (me pneumoni dhe gulçim)

Probleme gastrointestinale (me diarre, nauze të shoqëruar me dhembje koke)

Humbja e nuhatjes dhe shijes

  • Gjermania është e njohur për menaxhim të gjendjeve të jashhtëzakonshme. Sa janë të mbushura spitalet me të infektuar në shtetin ku ju vetë trajtoni të sëmurë?

Nga rreziku i dëmeve shëndetësore prej mutacioneve të Coronavirusit dhe duke marrë parasysh numrin e infekcioneve i cili është lehtë në rritje, janë mobilizuat të gjitha institucionet shëndetësore në krye me institutin “Robert Koch” qeveritarët e të gjitha republikave, vetëdijesimi inteligjent i popullatës gjermane, shoqatat e ndryshmme, që të parandalojnë infeksionet dhe uljen e vdekshmerisë.

Duke marrë në konsideratë disiplinën dhe kulturën gjermani, deri tani është duke shkuar çdo gjë sipas rregullores së pandemisë, ligjeve shtetërore dhe instruksioneve të organeve kompetente.

Për ta kontrolluar dhe kufizuar infeksionin me mutacinet e koronavirusit, Qeveria e gjermane obligon dhe detyron laboratorët të kërkojnë posaçërisht të zbulojnë mutacionet e rrezikshme shumë ngjitëse të koronavirusit. Kjo është parashikuar në një rregullore për renditjen e gjeneve të paraqitur nga Ministrija e Shëndetësisë. Qëllimi është që të shqyrtohen të paktën pesë për qind e mostrave pozitive për mutacionet gjenike në të ardhmen.

Spitalet në Gjermani janë pjesërisht të ngarkuara me të  sëmurë. Ende nuk planifikohet trajtim i pacienteve selektivë. Kryesisht trajtohen pacientët me sëmundje akute dhe urgjente.

Nga 1.925 spitale, 498 000 shtretër normalë dhe 30.058 shtretër intensivë (reanimacion) më 22.01.2021 ishin 22.753 shtretër intensivë të zërë me pacientë të cilët kërkojnë shërim reanimacioni.

Një numër i pacienteve të shtrirë në keta shtretër vuan edhe nga pezmatimi i mushkërive prej mbajtjes së maskës mbrojtëse.

3. Pasi disa shtete janë të ballafaquara me variantin e ri të COVID-19 i cili po përhapet shumë shpejt, sa mund të rrezikohet Kosova nga ky variant? Si është mendimi juaj për punëtorët shëndetësorë në Kosovë mund ta menaxhojnë gjendjen në rast të depërtimit të variantit të ri në vend?  

Sukur të gjitha shtetet e botës të cilat pesuan pademinë me COVIDIN nga dhjetori 2020, është pothajse e pamundur që në Kosovë të mos depertojn mutacionet e reja të virusit SARS-COV-2. Popullata e Kosovës është në terë botën prezente dhe aktive. Prandaj është shumë e rëndësishme të testohen dhe evakuohen udhëtarët ajëror dhe tokesor me dhe pa simptoma, duke identifikuar infeksioni dhe duke ulur numrin e të sëmurëve. Gjithashtu është e rëndesishme disiplina dhe përmbajtja e rregullave pandemike. Unë mendoj qe menaxhimi i mire politik dhe mjekësor në popullatën kosovare me 1.8mil. banorë, mund të kalojë pandeminë shumë lehtë dhe me pak viktima. Kufizimet normale në jetën e përditëshme mund të sjellin efekte të duhura.  Më e rëndësishme është testimi i rregullt i të moshurve dhe atyre te cilet janë të rrrezikuar nga shëndeti dhe imuniteti i dobët. Izolimi konsekuent i të infektuarve dhe karantena e obliguar konsekuente.

Unë mendoj se koleget mjekësorë dhe personeli shëndetësor, në kooperim të ngushtë me ministrin e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore, mund të menaxhojë situatën në rast të përhapjes së mutacionit të  ri të virusit. Deri tani ishte e mundur me kushtet dominante në Kosovë të menaxhohen edhe situata të nderlikuara pandemike. Ne në Kosovë nuk kemi personel të mjaftueshëm specialistik në: Virologji, Epidemiologji, Farmakologji, Biologji, Higjien etj, se dryshe popullata do të ishte më e sigurt, kontrollimi i infeksioneve, trajtimi i tyre dhe regjenerimi i të sëmurëve do të ishte më i lehtë.

Respektimi i rregullores H-M-D, Higjienë- Maskë-Distancë, është me i rëndësishmi dhe prioritar në luftën kundër infeksionit dhe ruajtjen e shëndetit tonë.