15:28 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Halil Matoshi: Pas 18 vjet neglizhimi – vjen nje hap i guximshem i kryeministrit Haradinaj

Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në “Facebook” ka shkruar rreth vendimit të qeverisë për shumën e  pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës të Kosovës, që do të jenë 230 euro.

“Një kryemnistër i tillë në Londër do të quhej kryeministër i suksesshëm. E falenderojmë shumë për punën që ka bërë për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Pas 18 vjet neglizhimi – vjen nje hap i guximshem i kryeministrit Haradinaj

Amnesty International, me 13 dhjetor 2017 ka prezantuar raportin ”Plagë që të djegin shpirtin” në të cilin u shpalos ndikimi shkatërrues fizik dhe psikologjik që iu është shkaktuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Amnesty International e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka ndarë buxhet të caktuar për gratë e dhunuara, ndërsa u tha se duke ditur që këto gra kanë përjetuar një tmerr të tillë, do të vazhdojë përkrahje e mëtutjeshme.

Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës të Kosovës, të jetë 230 euro.

“Një kryemnistër i tillë në Londër do të quhej kryeministër i suksesshëm. E falenderojmë shumë për punën që ka bërë për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shpresoj që bashkëpunimi do të vazhdojë me këtë kryemnistër e këtë qeveri, për të përmirësuar jetën e këtyre personave. Ne kemi buseduar me kryemnistrin dhe ai ka ofruar mbështetje të madhe për këtë çështje në mënyrë që kryesit e këtyre veprave të dënohen” tha Sian Jones nga Amnesty International gjatë prezantimit të raportit për gratë e dhunuara në Kosovë.