Halimi nuk është në planet e trajnerit të Sandhausenit
Futbollisti kosovar, Besar Halimi nuk do të jetë në planet e teknikut , Mikayl.
Halimi do të largohet nga Bundesliga 2, kjo pasi trajneri i Sandhausen nuk e sheh në taktikat e tij mesfushorin e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Madje tekniku i skuadrës gjermane tregojë se shtatë futbollistë nuk do të jenë në planet e tij për sezonin e ri, e në mesin e tyre është edhe Halimi, pasi këtë sezon luajti vetëm 14 ndeshje e shënoi 2 gola.
“Ne u kemi thënë shtatë lojtarëve se nuk llogarisim më në ta. Lojtarët ende i takojnë grupit stërvitor, por kemi dashur të jemi të hapur dhe të sinqertë. I kemi njoftuar për këtë vendim sportiv në fazë të hershme”, ka thënë drejtori sportiv i Sandhausenit, Mikayil Kabaca për faqen zyrtare të klubit.
Kujtojmë se Halimi ka të regjistruara 15 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Kosovës.