22:44 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / MSH

Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve

Grupi i dytë i pengjeve izraelitë të liruar nga Hamasi janë rrugës për në vendkalimin Rafah në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Kështu kanë deklaruar Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF), shkruan Sky News.

IDF tha se komenti i saj ishte “bazuar në informacionin që u mor nga Kryqi i Kuq”.

Një burim nga Katari tha se pengjet i ishin dorëzuar Kryqit të Kuq.

Hamasi deklaroi se krahu i tij i armatosur i kishte dorëzuar Kryqit të Kuq 13 pengje izraelite dhe shtatë shtetas të huaj.