08:12 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hamilton i pakënaqur me tretmanin

Lewis Hamilton pas gatës së Hockenheim ishte shumë i nervozuar me televizionin britanik Sky.

Piloti i Merecedes dhuroi spektakël nga vendi i 14-të në të parin, por stacioni nuk ka treguar rëndësinë që mendon se ka merituar.“Më duket interesante kur dëgjoj komentet e ish-pilotëve. Ata asnjëherë nuk kanë asgjë të bukur për të thënë”, kritikon ai kanalin, ndër të tjerë dhe Martin Brundle, Damon Hill dhe Nico Rosberg.

“Nuk ka rëndësi se çfarë fjalësh përdorni ju për të më ulur, unë shkova nga vendi i 14-të në të parin”, ka shtuar britaniku.Pak më pas ai ka fshirë postimin, duke e zëvendësuar me një tjetër: “Thjesht kam thënë mendimin tim. E kam parë garën, e cila më la me një ndjesi të mrekullueshme, dhe ka pasur disa gjëra të cilët ata i kanë shprehur gabim,” shpjegon ai ditën e enjte në prag të garës së Hungaroring.

Temat: