20:27 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Hamilton, ndër pesë më të mirët e Formula 1” – thotë Alonso

Lewis Hamilton është njëri prej pesë kampionëve më të mirë në historinë e Formula 1, thotë Fernando Alonso.

Hamilton do të bëhet vetëm piloti i tretë që do ta fitojë titullin e pestë të kampionit të botës nëse ai triumfon në SHBA të dielën.

Alonso i ka futur Hamilton, Michael Schumacher, Juan Fangio, Ayrton Senna dhe Alain Prost në listën e pesë më të mirëve sipas tij, transmeton IndeksOnline.

”Triumfi eventual i Hamilton të dielën do të ishte arritje e mrekullueshme”, tha dy herë kampioni, Alonso.

”Është e vështirë t’i krahasojmë kohërat dhe mënyrat për të triumfuar në këto gara”.

”Lewis me gjasë do ta fitojë titullin e pestë, si Fangio dhe është arritje e mrekullueshme”./IndeksOnline/