18:30 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Xabi Alonso bëhet trajner i Real Madridit

Pas përfundimit të kursit të trajnerëve të UEFA, Xabi Alonso tashmë ka marrë besimin e parë.

Ai është emëruar si trajner te grupmoshat U14 të ish-skuadrës së tij, Real Madrid.

Një vit stërvitje të të rinjve do t’i mundësoj Alonsos të marr licencën për të drejtuar skuadrat e para të klubeve.

Spanjolli ka qenë futbollist i shumë skuadrave të mëdha si Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munchen. /IndeksOnline/