16:59 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hamsik i ofrohet Barcelonës

Ylli i Napolit, Marek Hamsik i është vetëofruar Barcelonës. Mesfushori sllovak raportohet të ketë kontaktuar nëpërmjet agjentit të tij skuadrën katalonase.

Por, pas bisedës me trajnerin, Valverde nuk e ka parë të arsyeshme që t’i bëjë vend në skuadër lojtarit të Napolit.

“Hamsik është lojtar interesant, por nuk po e konsiderojmë atë” ka qenë përgjigja e Valvderdes.

Hamsik ka synuar këtë verë që të ndërrojë ambient pas largimit të Sarrit./Indeksonline/