18:16 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hamza: Ka nevojë për investime por kaq kemi mundësi

Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke prezantuar dokumentin e shpenzimeve 2019-2021, ka deklaruar se edhe ai pajtohet që ka nevojë më shumë investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe sektor tjerë, por këto janë mundësit reale të financimit.

“Edhe unë pajtohem që edhe arsimi, shëndetësia, sektori i sigurisë, rendit dhe ligjit, edhe infrastruktura kanë nevojë për më shumë financim por këto janë mundësit reale për financim”, tha ai.

Sipas tij, ngritja e buxhetit është bazuar edhe në rezultatet e informalitetit.

Kurse, deputeti Dardan Sejdiu tha se në dokument nuk është paraparë investimi në një miheje të re e cila do të furnizonte Termocentralin “Kosova e Re”.

“Një investim për afër 300 mijë euro për këtë mihje nuk është paraqitur fare, ndonëse kjo kornizë afatmesme e shpenzimeve trajton periudhën 2019-2021, ndërsa kjo mihje duhet të jetë gati në vitin 2023,ashtu siç është e paramenduar edhe termocentrali të jetë, pra asnjë cent nuk është menduar në kornizë sa i përket kësaj teme që neve na prezantohet si një prej temave më me rëndësi e në këtë dokument përmendet se termocentrali do të ketë ndikim në rritjen e GDP-së të vendit “, tha ai.