12:43 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hana Noka përveç si modele, tash vjen edhe si autore librash

Reklama promovuese apo trailer-i i librit të parë të aktores/modeles dhe tash autores Hana Noka shfaqet për herë të parë për tregun boteror.

Trailer-i është punuar nga një ndër produksionet e njohura në Hollywood në  bashkëpunim me kostumografen Wendy Benbrook, fituese e dy çmimeve prestigjoze Emmy Awards.

Data e saktë e daljes se librit  në shitje në Amazon, Barnes & Noble si dhe në platformat tjera parashihet të jetë 28 Nëntori i këtij viti, por pritet të konfirmohet së shpejti nga menaxhmenti i autores.

Libri titullohet “Besa Po” dhe është një version i fiksionalizuar i bazuar në fakte historike. Përshkruan historinë e Mbretëreshës Teutë gjatë periudhës 231-227 (P.E.R). Është një roman që u dedikohet më shumë lexueseve të gjeneratave më të reja, të cilët në të do të gjejnë një rrëfim për dashuri, heroizëm, tradhti, intriga por mbi të gjitha një rrëfim për triumfin e vullnetit njerëzor përballë sfidave gjigante. Libri është i shkruar në gjuhën angleze dhe i ka marrë Hanës afër dy vite për ta përfunduar.

Nga burime të përafërta me menaxhmentin e Hanës kuptojmë janë kontaktuar nga disa produkcione të mëdha të Hollywood-it për të blere të drejtat për realizimin e filmit/TV serialit në bazë të librit ku Hana pritet të paraqitej në rolin e Mbretëreshës Teutë.

Temat: