13:22 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Hapen aplikimet për edicionin e tretë të garës “StartUP Social Venture (Online)” nga ICK dhe UNICEF

Punëtoria treditore, e cila mbahet online më 26-28 Shkurt 2021 në Prishtinë, ka për qëllim të zhvillojë kulturë të ndërmarrësisë socile dhe kriimin e mundësive të vetëpunësimit për adoleshentët dhe të rinjtë në Kosovë. Aktiviteti përmban mësim alternativ dhe bazohet në shkathtësitë e shekullit të fundit të zhvillimit të ndërmarrjeve të suksesshme, përmes fazave si: hulumtimi i tregut, diferencimi i klienteles, gjetja e kanaleve të shitjes dhe menaxhimit të fondeve dhe ekipit.

Punëtoria Startup fton të rinjtë e moshës 14-24 vjeç nga Kosova, që kanë ide për zhvllimin e ndonjë produkti apo shërbimi, që ofron zgjidhje inovative për sfidat e shoqërisë, që të aplikojnë (ekipi duhet të jetë i përbërë prej 3-5 personave), për të marrë mbështetje profesionale nga ekspertë të fushave të ndryshme, mbështetje finaciare deri në 16.000 euro për ekipet fituese si dhe inkubim & mentorim nga Innovation Centre Kosovo.

Afati i fundit për aplikim është 18 shkurti 2021. Për më shumë informata, si dhe për të aplikuar online klikoni këtu.