75 Mall Live Search
07:46 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hapen vendvotimet për zgjedhjet në Istog (Foto)

Qytetarët e Komunës së Istogut kanë nisur  t’ju drejtohen kutive të votimitit për të kryer obiligimin e tyre qytetar.

Raportohet se të gjitha vendvotimet, 63 sosh në 23 qendra të votimit, tashmë janë hapur për garën në mes të kandidatit të LDK-së, njëherësh kryetarit aktual, Haki Rugova dhe kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.

Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse në raundin e dytë, Dreshaj doli i pari, por këto rezultate u anuluan për shkak të parregullsive.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se të gjitha përgatitjet e duhura janë bërë, që procesi i votimit të shkojë në rregull.Rivotimi në Komunën e Istogut do të mbahet pas vendimit të PZAP-së, i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.