17:29 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Hapet afati kalimtar i transferimeve, ja kur fillon Superliga e Kosovës  

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar të gjitha klubet se që nga sot deri më 12 janar do të kenë të drejtë të bëjnë transferime, transmeton IndeksOnline.

“Sot ka filluar afati kalimtar dimëror dhe do të zgjas deri më 12 janar në të gjitha ligat”, shkruhet në njoftimin e FBK-së.

Po ashtu, FBK-ja ka njoftuar publikun se IP Superliga e Kosovës do të filloj më 13/14 janar./IndeksOnline/

Temat: