22:55 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Hapet gara për titull në La Liga (Video)

Është hapur gara për titullin e La Ligas. Krejt kjo pasi skuadra e Barcelonës ka barazuar 1 me 1 kundër Las Palmas në xhiron e 26’të.

Klubi katalunas ka barazuar 1 me 1 në stadiumin “Gran Canaria”, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i Valverdes kaloi në epërsi e para në këtë ndeshje me golin e shënuar nga Lionel Messi në minutën e 21’të.

Por menjëherë në pjesën e dytë skuadra vendase barazoi shifrat me anë të Callerit, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë barazim, gara për titullin e La Ligas është ende e hapur. Barcelona kryeson me 66 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid, kjo e fundit takohet me Barçën më 4 mars./IndeksOnline/