08:28 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hapet konkursi për studentët e rinj në Universitetin e Pejës

Në Universitetin ‘Haxhi Zeka’ në Pejë është hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019 niveli bachelor.

Senati i këtij Universiteti gjatë mbledhjes së kaluar ka miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim.

“Senati i Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë në bazë kompetencave të përcaktuara sipas nenit 102 të Statutit në mbledhjen e mbajtur me 07.05.2018 ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen në vitin akademik 2018/19, ndërsa në mbledhjen e datës 07.07.2018 ka miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore – bachelor”, thuhet në faqen zyrtare të Universitetit.