17:10 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Hapet një gropë 200 metra e thellë në Zelandën e Re, tronditen banorët (Foto/Video)

Një gropë masive është hapur në Zelandën e Re, duke zbuluar kështu një depozitë vullkanike e vjetër gati 60.000 vjeçare.

Ekspertet u habitën nga madhësia e kësaj grope që u hapë saktësisht në Gjirin e Plenty, duke e përshkruar këtë pamje si “spektakolare”.

Kjo humnerë sipas matjeve rezulton të jetë 200 metra e thellë dhe rreth 30 metra e gjerë, kurse u pa së pari nga një punëtorë i një ferme qumështi në atë zonë.

Menaxheri i kësaj ferme, Colin Tremain tha për rrjetin televiziv në Zelandën e Re “News Hub” së ai nuk e kupton se nga doli kjo gropë e madhe.

Kurse shkencëtari, Brad Scott tha se rrjeti ishte tre herë më i madh se çdo vrimë që ai kishte parë ndonjëherë.

“Kjo është goxha spektakolare, është shumë më e madhe se normalja dhe sigurisht më e madhe se gjithçka që kam parë ndonjëherë” tha Scott./Indeksonline/