18:27 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Familja më e madhe në Britani me 20 fëmijë, të gjithë nga mosha 28 e poshtë

Prindërit e familjes më të madhe të Britanisë i lanë shikuesit pa fjalë, përderisa vizituan studion e mëngjesit në një televizion britanik me 20 fëmijët e tyre sot.

Sue 42 vjeçe dhe Noel Radford 46 vjec, nga Morecambe e mirëpritën fëmijët e tyre më të vogël, apo djalin e 11, Archie në shtator të vitit të kaluar dhe u zotuan se ky do të jetë fëmija i tyre i fundit, transmeton Indeksonline.

Familja u shfaq në “Today Morning” duke zërën pothuajse krejt pjesën e studios.

Fëmijët të moshës 28 dhe 3 muajsh, të gjithë u ulën ose luajtën.

Fëmijët u treguan mjaft të qetë dhe për këtë morën edhe komente të mira nga shikuesit të cilët i komplimentuan se si kanë arritur t’i edukojnë aq mirë./Indeksonline.