22:27 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Hapet ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në Podujevë

Në Komunën e Podujevës sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara,

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i plotë:

Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon.

Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së.

I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.