19:41 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

ArtMotion hap konkurs për Staf Teknik (7 vende)

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës, si më poshtë:

“NOC (Network Operating Center) Manager” – 1 pozitë.

“Senior Network Engineer” – 2 pozita.

“System Administrator” – 1 pozitë.

“Network Administrator” – 3 pozita.

Divider

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 1, janë:

Mbikqyr stafin dhe punët në Qendrën Operative të Rrjetit;

Cakton dhe managjon punët e stafit ne ndrrim/turn;

Përcjellë dhe menagjon çdo ditë punët në “NOC”, eskalimin e punëve nëpër departamente tjera teknike, “ticketing systemin” dhe komunikimim me klientë;

Zhvillon procedurat dhe proceset e punës për Qendrën Operative të Rrjetit;

Përditësonë dhe mirëmbanë dokumentacionin mbi proceset dhe procedurat;

Nxjerrë raporte sipas nevojës për qëndrushmërinë e sistemeve, SLA, tiketat dhe çështjet e klientëve;

Ndërmerr masa për të investiguar problemet në rrjete duke nisur nga sistemet e deri në terren dhe duke përdorë resurse të ndryshme të informimit;

Ngritë përformancën e rrjetit, duke u kujdesur për sistem të avancuar të monitorimit, zgjidhjen me kohe dhe me saktësi të problemeve, parashikimin e ngritjes së shërbimeve (upgrade) në bashkëpunim me stafin kyç në optimizim të rrjetit;

Siguron sistemet e rrjetave duke integruar politika të sigurisë në çasje, nivele të ndryshme të mbrojtes së shërbimeve dhe paisjeve, etj.

I gatshëm të përgjigjet 24/7;

Përgjegjës për menagjim të situateve në raste të ndërprerjeve të shërbimit në rrjete, SLA, uptime, qëndrueshmëri të shërbimit si dhe të analizoj në detaje problemet që ndodhin;

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitën me Nr. rendor – 1

BSc në Inxhinieri Kompjuterike ose Shkenca Kompjuterike,

Minimum nivel të çertifikimit në CCNP. Përparësi kanë kandidatët me çertifikime mbi këtë nivel ose edhe çertifikime tjera shtesë relevante me CCNA/CCNP,

Njohuri shumë të mira në konceptet e rrjetit, sistemeve si dhe teknologjive tjera që përdoren në ISP,

Njohuri dhe përvojë të mirë në TCP/IP dhe QOS në rrjetat LAN, WAN dhe WLAN,

Njohuri shumë të mira të protokoleve të rrjetave, duke perfshirë switching, routing dhe siguri të rrjetave,

Përvojë pune të deshmuar (mbi 2 vite) në mirëmbajtjen, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve në rrjetat e bazuara në produktet e Cisco-s si dhe/ose Menagjim të stafit teknik në një mjedis si Qendra Operative e Rrjetit,

Përvojë me sisteme të monitorimit si; Nagios, Cacti, Zabbix apo Solarwinds,

I aftë të analizoj rrjetin dhe shërbimet dhe të propozoj metoda, paisje, teknologji për përmirësimin apo avancimin e shërbimeve,

Shkathtësi të punojë në situata me stres dhe komplekse,

Analitik dhe i kujdesshëm ndaj detajeve,

I aftë të kryej disa punë në të njejtën kohë (multitasking),

Kandidatët duhen të kenë njohuri të shkëlqyer të Gjuhës Angleze,

Aftësi të shkëlqyera të komunikimit,

Të posedoj aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,

Të posedoj “Patentë Shofer” – Kategoria “B”.

Divider

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 2, janë:

Instalon/konfiguron paisjet e rrjetës, i mirëmbanë, përditëson dhe monitoron përmes sistemit të monitorimit,

Ofron zgjidhje specifike gjatë punës së përditshme duke aplikuar konfigurimet e nevojshme në paisjet përkatëse të rrjetës së “Artmotion”,

Dizajnon dhe implementon rrjetin IP/MPLS,

Siguron përformancë të lartë të operimit nëpërmjet monitorimit dhe analizës së rrjetit,

Zgjidh problemet e raportuara si dhe eskalon ato në rastet kur është e domosdoshme,

Ofron zgjidhje duke u bazuar në procedurat dhe kërkesat e kompanisë;

Merr pjesë në projektet të cilat kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të reja për kompaninë, apo edhe ofrimin e zgjidhjeve për klientët e “Artmotion”,

Zgjidh problemet e raportuara të nivelit të dytë (second level),

Ofron mbështetje teknike për teknikët në terren rreth konfigurimit, mirëmbajtjes dhe përditësimit të paisjeve/shërbimeve,

Siguron dhe mirëmbanë dokumentacionin për zgjidhjet përkatëse teknike.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitën me Nr. rendor – 2

BSc në Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri kompjuterike, ose drejtim të ngjashëm,

Përvojë pune të dëshmuar në mirëmbajtjen, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve në rrjetat e bazuara në produktet eCisco-s,

Minimum CCNA nivel të çertifikimit,

Përvojë me sisteme të monitorimit si: Nagios, Cacti, Zabbix apo Solarwinds,

Përvojë pune dhe njohuri në rrjetat HFC është përparësi,

Puna në NOC zhvillohet me orar 24/7 dhe kandidati duhet të jetë fleksibil për ndryshimet në orar të punës. Të jetë i gatshëm të punojë në turne të ndryshme sipas nevojës,

Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit,

Analitik dhe i kujdeshëm ndaj detajeve,

Kandidatët duhen të kenë njohuri të shkëlqyer të Gjuhës Angleze,

Shkathtësi të punojë në situata me stres dhe komplekse,

Të posedoj aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,

Të posedoj “Patentë Shofer” – Kategoria “B”.

Divider

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 3, janë:

Menagjon infrastrukturën e sistemeve duke përfshirë të gjitha shërbimet që ngriten nga serveret,

Ofron mbështetje teknike për problemet hardwarike dhe software-ike që mund të ndodhin në serveret/kompjuterët e shërbimeve,

Monitoron në baza ditore sistemin dhe reagon shpejtë në ndonjë problematikë qoftë hardware, software apo sigurie gjatë përdorimit të shërbimeve,

Ruan kopjet e të gjithë serverëve dhe kujdeset që kopjet të jenë në gjendje të sigurt dhe të gatshme për të kthyer gjendjen e shërbimit sipas kërkesës,

Mbikqyrë dhe ndihmon integrimin e sistemeve të reja të teknologjive të reja për shërbimet ekzistuese apo shërbimet e reja,

Kujdeset që sistemet të jenë të përditësuara dhe në gjëndje pune 24/7,

Zhvillon sisteme të reja sipas nevojave të kompanisë dhe kërkesave të menaxhmentit,

Ndihmon departamentet tjera në integrim të shërbimit në sistemet ekzistuese dhe të reja,

Kryen punë të tjera sipas kërkesës së udheheqësit dhe që janë në domainin e tij professional.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitën me Nr. rendor – 3

BSc në Shkenca Kompjuterike ose Inxhinieri Kompjuterike,

Çertifikime në administrim të sistemeve Windows, Linux,

I aftë të kryej disa punë në të njejtën kohë (multitasking),

Përvojë pune në sisteme të virtualizimit,

Njohuri shumë të mira në çështjet e sigurisë së sistemeve,

Njohuri të mira në rrjetat LAN dhe punën me paisjet Cisco,

Kandidatët duhen të kenë njohuri të shkëlqyer të Gjuhes Angleze

Shkathësi të punojë në situata me stres dhe komplekse,

Të posedoj aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,

Të posedoj “Patentë Shofer” – Kategoria “B”.

Divider

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur, me Nr. rendor 4, janë:

Ofron përkrahje dhe zgjidhje teknike të nivelit të dytë (L2) për klientët përmes mjeteve të komunikimit: telefon, e-mail apo chat,

Trajton rastet e eskaluara nga niveli i parë (L1),

Instalon, konfiguron, monitoron dhe dokumenton paisjet në rrjet (Pajisjet e nivelit distribution dhe access),

Ofron mirëmbajtje, aktivizim, monitorim, diagnostikim te shërbimeve për klientët ekzistues dhe të rinjë,

Identifikon, rregullon, eskalon te L3 problemet në infrastrukturen e rrjetit të “Artmotion” duke bashkëpunuar me inxhinierët, ekipet teknike në teren, dhe kontraktorët,

Reagon sipas procedurave në raste të detektimit të anomalive që ndikojnë në performancën e rrjetit,

Trajnon inxhinierët e rinjë.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për pozitën me Nr. rendor – 4

BSc në Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri kompjuterike, ose drejtim të ngjashëm,

CCNA çertifikim. Çertifikime tjera relevante me rrjeta kompjuterike ështeë përparësi,

Përvojë me sisteme të monitorimit si: Nagios, Cacti, Zabbix apo Solarwinds,

Përvojë pune dhe njohuri në rrjetat HFC,

Njohuri të mira në konfigurim të sistemeve RF,

Puna në NOC zhvillohet me orar 24/7 dhe kandidati duhet të jetë fleksibil për ndryshimet në orar të punës. Të jetë i gatshëm të punojë në turne të ndryshme sipas nevojës,

Aftësi të shkelqyeshme të komunikimit,

Analitik dhe i kujdesshëm ndaj detajeve,

Kandidatët duhen të kenë njohuri të shkëlqyer të Gjuhes Angleze,

Shkathtësi të punojë në situata me stres dhe komplekse,

Të posedoj aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur,

Të posedoj “Patentë Shofer” – Kategoria “B”.

Divider

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore universitare;

Letër Motivuese;

Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;

Çertifikatat e trajnimeve;

Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mailit –  postës elektronike, në:

hr@artmotion.net

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 17.12.2018, Ora 16:00h.