16:01 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Hapet qendra e parë sociale për të moshuarit në Prishtinë

Kryetarit i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të hënën do të hapet qendra e parë sociale për të moshuarit.

Së bashku me këtë njoftim ai ka shpërndarë edhe disa pamje nga brendësia e këtij objekti, transmeton Indeksonline.

“Sa mirë kur e sheh një projekt prej ditës së parë deri ne realizim. Qendra e parë sociale për të moshuar hapet të hënën për Tophane/Kodër Trimave/Medrese ne ish objektin e QMF numër 1. Shah,domina, letra, kafe, çaj, tv, punëdore, miqësi per penzionistët tonë”, ka njotuar Ahmeti./Indeksonline/