15:12 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Hapet xhamia më e madhe në Turqi, mund të falën 63 mijë persona

Është bërë edhe zyrtarisht hapja e xhamisë “Çamlica” në Turqi me faljen e namazit të xhumasë, e cila konsiderohet edhe si xhamia më e madhe në Turqi e cila ka 6 minare.

Xhamia ‘Çamlıca‘ tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne.

Poashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit.

Në këtë kompleks, përveç xhamisë do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.