21:52 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pallaska: Flamurin shtetëror nuk e dizajnoi Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së

Avokati dhe analisti Dastid Pallaska, ka komentuar debatet dhe zhvillimet rreth zëvendësimit të flamurit kombëtar me atë të shtetit të Kosovës në hyrje të Prishtinës, “Te Rrethi”.

Këtë ai e bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se flamuri shtetëror nuk guxon të trajtohet si i huaj, pasi atë e dizajnoi një ish ushtar i UÇK-së.

Postimi i plotë Pallaskës:

“Flamurin shtetëror nuk e dizajnoj Ahtisaari por një ish ushtar i UÇK-së.
Për këtë arsye ky flamur nuk guxon të trajtohet si i huaj apo si anti-shqiptar!”, ka shkruar Pallaska.

Ndryshe, flamurin shtetëror të Kosovës e ka dizajnuar Muhamer Ibrahimi, ish-ushtar i UÇK-së dhe i njëjti u shpalos më 17 shkurt 2008 në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.