17:37 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: 2017-ta, viti i AAK-së (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka mbajtur një takim me strukturat dhe Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai për këtë takim ka shkruar në profilin e tij në Facebook ku e ka cilësuar vitin që po lëmë pas si më të suksesshmin për partinë që ai drejton.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

Shumë të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizantë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,

Viti që po lëmë pas, ka qenë ndër vitet më të suksesshme për Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës, falë punës suaj të pakursyer. Pa ju, nuk do të isha ky që jam. Pa ju, nuk do të ishim kështu, siç jemi sot.

Do të qëndrojmë të fuqishëm, bashkërisht, edhe përballë sfidave që mund të na shfaqen përgjatë rrugëtimit tonë, si parti dhe si Kosovë.

Viti që po vjen, qoftë vit i arritjeve tona si Aleancë dhe qofshim të bashkuar gjithmonë në angazhimin tonë në të mirë të Kosovës.

Na priftë e mbara.