21:00 / E Martë, 15 Tetor 2019

Haradinaj analizon votat që mori AAK në këto komuna

Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, ka qenë i ftuar të martën në emision Pressing në T7.

Haradinaj në këtë emision ka folur për votat që kanë fituar në  zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se Aleanca e Ardhëmrisë së Kosovës ka pritur që në këto zgjedhje të marrin së paku 16 për qind.

Ndërsa, Haradinaj ka analizuar votat që kanë marrë në disa nga komunat e Kosovës.

“Në Prishtinë ka qenë rezultat jo i knaqshëm dhe jo i pritshëm, prafërisht njejt si zgjedhjet e kaluara E vërteta është se në Obiliq dhe në Suharekë kemi pas një rënie të lehtë.

AAK-VV  nuk ka shumë diferencë në vota.

Në Gjakovë kemi rritje të madhe, në Klinë për qudi jemi partia e parë në këtë komunë.

Në Rahovec kemi prit të jemi në garë me PDK-në por jemi më LDK-në.

Por ka dallim në zgjedhjet lokale dhe ato nacionale”, ka thënë ai.

Kurse, për koalicionin AAK-PSD, Haradinaj tha se kanë një bashkëpunim të mirë ndërmjet vete.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë me PSD dhe ska pas asnjë vendim që ska qenë në koordinim me PSD-në”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për përgatitjet e zgjedhjeve lokale, në të cilat presin një përqindje më të madhe.

“Tash afër janë zgjedhjet lokale dhe ne jemi në përgatitje e sipër për të garuar dhe për të shikuar gabimet ku kemi bërë gjatë këtyre zgjedhjeve”./IndeksOnline/