10:16 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Askush nuk është mbi ligjin, drejtësia të luftojë mosndëshkueshmërinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Kosova ka kapacitete për tu përballur me raste komplekse.

Në takimin e Nivelit të Lartë të sundimit të ligjit, Haradinaj thotë se biseduan për rolin e institucioneve në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit, transmeton Indeksonline.

“Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë./Indeksonline/