12:17 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Asnjë skenar mashtrues s’do të ndikoj që institucionet të heqin dorë nga veriu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se institucionet e vendit kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për të parandaluar aktivitetet e paligjshme në veri.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë.

Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë. /Indeksonline/