Haradinaj bën homazhe në Prekaz, takohet me familjen Jashari
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nderë të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai është takuar edhe me Rifat Jasharin.
Me këtë rast Jashari falënderoi Haradinajn për vizitën, duke shtuar se shpreson që nuk do të ndodhin më gjëra të këqija.
Derisa në ditën e dytë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.
Ndryshe, sot në ora 17 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri. Kurse në orët e mbrëmjes Ministria e Kulturës organizon hapjen e ekspozitës kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës.


