09:30 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Skënderbeut, e quan simbol të unitetit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka publikuar foto ku shihet duke vendosur një kurorë te shtatorja e Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij, transmeton Indeksonline.

“Në nderim të Heroit Kombëtar, simbolit të unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj.