09:19 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Dhembja e masakrës së Rezallës, ende e freskët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot 19 vjetorin e masakrës së Rezallës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se dhembja e kësaj masakre është ende e freskët dhe peshon rëndë në kujtesën e popullit tonë, transmeton Indeksonline.

“Dhembja e masakrës së Rezallës, ende është e freskët dhe peshon rëndë në kujtesën e popullit tonë. Përherë do t’i nderojmë viktimat, sepse respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Përulem para kësaj sakrifice, përjetësisht! RH”, ka shkruar ai./Indeksonline/