12:01 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj do ta hapë paradën e komunitetit LGBT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta hap Paradën e Krenarisë e cila për herë të parë organizohet në Kosovë nga komuniteti LGBT.

Njoftimin për këtë e ka dhënë Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, përcjell AktivPress.

Në njoftim thuhet se  ky aktivitet do të organizohet në bashkëpunim dhe do të përkrahet edhe nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë /Paradës së Krenarisë në Kosovë, do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, Salla P-38, nga ora 18:00, dhe e njëjta do të hapet nga Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Motoja e Paradës do të jetë: “Në emër të dashurisë”./AktivPress