13:54 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Do të hapen vende të reja pune, do të shndërrohemi në super fuqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur takimin me Këshillin Drejtues të AAK-së në një nga hotelet e Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se dëshiron që Kosova të jetë vend i të gjithëve dhe se i respekton të gjithë dhe vetëm në këtë mënyre do mund të jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë.

“Nuk ka organizatë ma të fortë që kauzë e ka rrugën jetësore të njerëzve të vet, për fund unë jam optimist shumë për Kosovën, për atdheun, qytetaret, për komunitetet në Kosovë edhe për serbët në jug dhe veri. Për ne si shumice është shumë me rendësi mu ni vetvetja ne origjinën e vet, atëher  tregojmë sa te zot jemi si zot shpije, osht nifar fuqie, dëshmie, qe jemi zot shpije. Të gjitha vakuumet që si mbulojmë na sa të mira jon për të tjerët. “

Kryeministri i Kosovës, tha se Kosova do të shndërrohet në një superfuqi energjetike dhe beson se do te hapen shumë vende të reja pune, duke përmendur këtu edhe shumë fusha tjera si ajo e rendit dhe ligjit ku tha se do të ketë përmisime.

“Optimist jam shumë që kanë mu qel vene të punës, do të kthehemi nga ata në krizë energjetike ne superfuqi energjetike, nga ata që s’kan vende të punës në ata që kane me punësu të rajonit, ata që nuk kan rend e ligj në ata që kanë ligj dhe rregull dhe nga ata që kane qenë në fund të listave në ata që i kryesojnë.” përfundoj Haradinaj.

Ndryshe, ai uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për Krishtlindje dhe festën e Vitit të Ri./Indeksonline/