18:32 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Do të marrim liberalizimin e vizave por edhe Kullën e Çakorrin

Deputeti nga radhët e AAK-së, ka folur lidhur me demarkacionin që ka thënë se është një kusht i padrejtë i vendosur për Kosovën.

“Është mirë të merret një epilog, për mua personalisht  dihet qëndrimi kundër por. Shpresoj se Mali i Zi do të jetë i gatshëm për të biseduar prapë. Shpresoj shumë se kryeministri  malazez kur të jetë në Kosovë në javën e tretë të janarit në Kosovë do të jetë i gatshëm për gjetjen e një zgjidhje”,ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se do të ketë liberalizim të vizave por edhe Kullë e Çakorr.

“Do të marrim edhe liberalizmin e vizave por edhe Kullën e Çakorrit. Është e drejtë e jona por është e drejtë edhe të ruhet territori. Edhe nëse e kalojmë demarkacionin, kush na garanton se do të kemi viza? Pra është kusht i padrejtë. Ne nëse e shohim Policinë anti-drogë, punën e brendshme që po bëhet, pra po krijohen shumë augmente ku BE-ja do të kuptojë se Kosova është një vend në rregull. Popullsia e Kosovës nuk është rrezik për BE-në. Është gjynah të japim territor për liberalizimin”, ka thënë Daut Haradinaj, transmeton Indeksonline.

“Shpresoj se në tre muajt e ardhshëm të ketë një epilog dhe BE-ja të kuptojë se ne kemi të drejtën e liberalizmit. Ne vetëm po kërkojmë që të kthehet edhe një herë në dialog për këtë çështje”, ka shtuar Haradinaj.