17:23 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Do t’i lë në lloç ata që dëshirojnë me nda Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp ka folur për udhëtimin e tij në ShBA.

“Ti qartësojmë pozicionet e Kosovës. Tashmë më të njoftura dhe më të respektuara kundër lëvizjes me kufijë e ndarjes. Ka qenë me rëndësi me qenë atje meqenëse presidenti Vuçiq edhe Serbia janë jashtëzakonisht aktivë.Po ashtu ka qenë me rëndësi që Kosova mos me adoptu ndonjë model si Bosnja në të ardhmen. Ka qenë tepër e rëndësishme me qenë pasi bëhen shumë komunikime nëse gjithë ata shkojnë pa një pikëpamje të duhur marrin drejtim të gabum është vështirë me i korrigju si rasti i mëhershëm si rasti i idesë së shkëmbimit të territoreve apo ndrrimit të kufive . Nuk ka qenë lehtë me u përball me atë ide. “

“Unë s’kam pasur takime me palen serbe. Unë nuk jam takuar as me presidentin Thaçin. Unë kam takuar dy adresa me rëndësi me zotëri Palmer që është zëvendës-sekretar dhe i raporton zotëri Pompeo dhe njëkohësisht me zotin Heusgen që është i afërt me kancelaren Merkel, me qartësu gjendjen e tashme. Detajet janë çështje te takimit te punës. Por është me rëndësi se tash 1 viti kam mund me i nxënë ne vepër ata që kanë dashur me nda Kosovën. Kam shkuar me ju tregu se ende jemi këtu ende me te fort.”

“E para unë nuk mundem me shkuar me përkrah idenë për ndarjen e vendit tim. Kësaj here nuk kemi pasur te bëjmë për ndarje. “

“Kërkush nuk është mire të pajtohet me ide te këqija. Unë do te punoj me i kundërshtu idetë e këqija. Nuk guxojmë me hap Kosovën.”

“I kam lan ne lloç idenë për me nda Kosovën. Do t’i le ne lloç ata qe dëshirojnë me nda Kosovën. I kisha apelu te gjithë qe te mos nguten te mos bëhen burra te mira e dashamir. Kosova është e mire me qene e qëndrueshme. “

“Politika e Kosovës në të kaluarën ka gabuar qe ka menduar qe duhet me ble njohjen me diçka te çmueshme. Nëse na duhet me u zhbë veten për shkak te njohjes, atëherë nuk na duhet ajo njohje.”