12:03 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj dhe homologia e tij serbe ulen afër njëri tjetrit në Londër (Foto)

Në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë konferencë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se do të argumentoj 40 projekte të ndryshme nga Kosova, në vlerë prej mbi gjysmë miliard euro.

Por në foton e publikuar nga takimi shihet Haradinaj i ulur afër homologes së tij serbe, Ana Brnabiç.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministrat tjerë nga Ballkani duke paraqitur projekte për vendet e tyre./Indeksonline/