10:45 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Vajza e Ardit Gjebreas ka ditëlindjen! Ky është urimi emocional i Jonit (Foto)

Sot në familjen e prezantuesit edhe këngëtarit Ardit Gjebrea ka festë. Vajza e vogël dhe e vetme e tij ka ditëlindjen. Ndërsa është Joni, djali i Arditit ai që në orët e para të mëngjesit e ka uruar motrën e tij me fjalë tejet emocionuese, shkruan Indeksonline.

Joni ka postuar një fotografi me Anën, ndërsa ka shkruar:

Urime ditëlindjen princesha e vogël. Të premtoi se gjithmonë do të mbaj në krahë, do të mbroj dhe do të jem aty për ty.

Ndryshe nuk ka shumë ditë që në familjen Gjebrea pati edhe një gëzim tjetër. Ishte pikërisht fejesa e Jonit me Merlinin./Indeksonline/