16:26 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj e pret në takim futbollistin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim futbollistin më të ri të kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj.

Haradinaj i dhuroi një flamur të Kosovës Hadërgjonajt, transmeton Indeksonline.

Kryeministri tha se Florenti ka gëzuar të gjithë me vendimin e tij për t’iu bashkangjitur Kosovës.

Pas takimit, Haradinaj bëri një postim në Facebook. Ku tregoi rreth takimit.

“I rritur në Zvicër dhe lojtar i Huddersfield Town në Angli, Florenti zgjodhi kthimin tek rrënjët e veta, në atdhe, për t’i vazhduar sukseset, tash në Kosovën tonë!
Pata kënaqësinë që sot ta prisja në takim Florent Hadërgjonaj, futbollistin me përvojë ndërkombëtare, i cili na gëzoi me vendimin për t’iu bashkuar ekipit tonë përfaqësues në futboll. Faleminderit Florent!”,
shkroi kryeministri./Indeksonline/