17:25 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Ekipet emergjente dhe Policia janë angazhuar për ta ndihmuar tejkalimin e situatës në Trepçë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka lutur qytetarët që të kenë durim gjersa Qeveria, ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuar për ta ndihmuar tejkalimin e situatës dhe për të evituar mundësinë e rrezikut të mëtutjeshëm në Trepçë.

Ai përmes një shkrimi në facbook ka thënë se është mirënjohës ekipeve që ndihmuan minatorët që të dalin nga Trepça, transmeton Indeksonline.

“Me vëmendje kam përcjellur sot gjendjen në Mitrovicë të krijuar nga prishja e trafos kryesore të rrymës. Mirënjohës ekipeve që ndihmuan minatorët të dalin nga miniera e Trepçës. Për shkak të prishjeve në rrjet, Mitrovica do të ketë deri në 12MW rrymë. Ekipet, nën asistencën e Policisë së Kosovës, kanë filluar punën për ta kthyer gjendjen në normalitet, deri nesër gjatë ditës. Lus qytetarët që të kenë durim, gjersa Qeveria, ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuar për ta ndihmuar tejkalimin e situatës dhe për të evituar mundësinë e rrezikut të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Indeksonline/