13:42 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Salvatore Cuoci.

Haradinaj ka falënderuar atë për punën e këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

“Pata kënaqësinë ta pres Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, të cilin e falënderova për punën e shkëlqyeshme të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në vend. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj.