10:58 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Gjuajtja me armë ekziston prej që e mbaj mend veten!

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Haradinaj ka thënë se gjithmonë gjuhet në atmosferë festive, pa marr parasysh motivin, raporton Indeksonline.

“Unë s’kam dilemë në ato që thua, por të mbajmë korrektësi, tradita e gjuajtjes me armë ekziston prej që e mbaj mend vetën. Madje, secilit këtu i ka ndodhur të shohim një situatë të tillë.  Nuk është gjest i mirë, po të jeni më i saktë në mënyrën e argumentimit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, në këtë rast privilegjohet nëse gjuan qytetari, e diskriminohet pushtetari.

“E dimë kur vijnë gurbetqarët, për Vitin e Ri sa gjuhet etj, e sa pak fishekzjarrë kineze përdorën për festa. Në veprat që janë dënu deputet për mu janë të papranueshme por nuk mund të them gjykatave e prokurorëve se e kanë gabim. Besoj se ky parlament do ti jap  epitet kësaj çështje. Nëse po kalojmë në polici, ok po kalojmë dhe vazhdojmë”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/