16:48 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj i dërgon gur për mësysh nipit të porsalindur të Shyhrete Behlulit

Javë më parë vajza e Shyhrete Behlulit, Njomza lindi djalë që e pagëzoi me emrin Ibrahim.

Për fëmijën e porsalindur, jo vetëm që u mbajtë një festë madhështore me muzikë e këngëtarë të njohur të vendit në një nga hotelet më luksoze në Prishtinë, por nipin e këngëtares e ka uruar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ishte gjithashtu ishte i ftuar në aheng, përcjellë Indeksonline.

Haradinaj madje i ka adresuar Njomzës një urim zyrtar, teksa i ka dërguar edhe një dhuratë djalit; një byzylyk me gur të kaltër që ai mos të merr mësysh.

Derisa në këtë gëzim familjar ishte e pranishme bashkëshortja e kryeministrit, Anita.

Këto imazhe i ka postuar vet Njomza në llogarinë Instagram, ku ndjehet falënderuese që edhe kryeministri iu gëzua lindjes së djalit të saj./Indeksonline/

Mos i humb