13:19 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i dërgon letër Mogherinit, pas vendimit për taksën 100%

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka njoftuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe të gjithë ambasadorët në Kosovë, lidhur me vendosjen e taksës prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Haradinaj ka deklaruar se pret që Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova të njoftojë Mogherinin lidhur me sqarimin e Qeverisë së Kosovës për këtë vendim, transmeton Indeksonline.

“Sapo iu kam dërguar letër të gjithë ambasadorëve edhe të BE-së.  Zonjës Apostolova i kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka e kemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht është mosrespektimi i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga Serbia duke vu bllokadë tarifore për çdo produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, ka Haradinaj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj u shpreh i bindur se taksa e vendosur për Serbinë nuk do të tërhiqet deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Haradinaj poashtu kërkoj pajtim dhe qëndrueshmëri nga institucionet e Kosovës, duke shtuar se bizneset vendore të cilat janë korrekte nuk duhet të bëjnë rritje enorme të çmimeve./Indeksonline/