07:56 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haradinaj i ftuar në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA, Donald Trump

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA, Donald Trump, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj ka thënë se fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres.

Postimi i plotë:

I nderuar të jem i ftuar i posaçëm në fjalimin vjetor të Presidentit të SHBA Donald Trump adresuar në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të njohur si State of the Union.

Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike.

Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH