19:50 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj i pranishëm në mbledhjen e LDK-së

Kryesia e LDK-së është mbledhur tani në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Siç raporton RTK, në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Takimi i kryesisë së LKD-së vie pas deklaratave të nënkryetarit Lutfi Haziri, i cili ditë më parë ka thënë se LDK do ta mbështesë presidentin Hashim Thaçi për zhvillimin e dialogut në Bruksel, ndërsa dje ka reaguar deputeti Abdullah Hoti, i cili ka thënë se Haziri ka mundur të flas vetëm në emrin e tij personal.